Chelsea i fortë për Romën

Chelsea arriti të fitojë me përmbysje të rezultatinndeshjen miqësore me Romën të luajtur në “RFK Stadium” në Washington. Fillimisht ishin verdhekuqte ata që arritën të shënon me anë të Erik Lamelas në minutën e 21’ duke mbyllur 45 minutat e parë me këtë rezultat.
Vetëm në fraksionin e dytë skuadra e Jose Mourinhos çonrezultatin në barazpeshë falë golit të Lampard në minutën e 62’. Kur dukej se takimi do mbyllej me këto shifra është Lukaku ai që i jep fitoren “Bluve” të Londrës pasi gjeti rrjetën e Morgan de Sanctis në minutën e 89’.