Chelsea në shitje, Abramovich kërkon 3.3 miliardë euro

Chelsea është në shitje, por kërkesa minimale e Roman Abramovich për klubin londinez, mbi 3.3 miliardë euro, është vendosur të dekurajojë blerësit e mundshëm. Megjithatë, sipas shtypit anglez, nuk do të kishte më dyshime për qëllimet e oligarkut rus, i cili po bëhet gjithnjë e më i papëlqyer nga Mbretëria e Bashkuar dhe për këtë arsye i vendosur të heqë qafe asetet e tij britanike. Duke filluar nga Chelsea, i blerë në 2003 për 150 milionë euro, dhe i ngjitur në majat e botës këtë vit, por i destinuar të ndryshojë duart.
Siç konfirmoi milioneri zviceran Hansjorg Wyss, i kredituar me një pasuri personale prej gati pesë miliardë eurosh, i cili tha se ishte kontaktuar për të marrë pjesë në blerjen e Chelseat. “Ashtu si të gjithë oligarkët rusë, (Abramoviç) është në panik – tha Wyss -, ai po përpiqet të shesë të gjitha rezidencat e tij në Angli dhe gjithashtu dëshiron të shpëtojë shpejt nga Chelsea. Unë, si tre persona të tjerë, kam marrë një oferta e Abramovich për të blerë Chelsean. Tani më duhet të pres katër ose pesë ditë, por Abramovich po kërkon shumë për momentin. Mund ta imagjinoj t’i bashkohem Chelseat me partnerë të tjerë, por së pari duhet të shikoj kushtet e përgjithshme”.
Ditët e fundit doli se Abramovich po punon gjithashtu për të shitur portofolin e tij të pasurive të paluajtshme në ishull, në mënyrë që të shmangë sanksionet ekonomike të vendosura nga qeveria britanike ndaj oligarkëve rusë që besohet se janë afër regjimit Putinian. Mes tyre, pikërisht, vetë Abramovich i cili – shkruan Daily Mail – i ka kaluar javët e fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të ishte i gatshëm të transferonte pasurinë e tij.