Kukesi luan sot ne 1930 ndaj Metalurgut te Donjeckut

Përgatitjet marrin fund. Kukësi lë fushën stërvitore dhe zbret sot në “Qemal Stafa” në orën 19:30, për ndeshjen e parë të turit të tretë të Ligës së Europës ndaj Metalistit të Donjeckut, me synim rezultatin pozitiv për të pasur shpresë për kualifikim. Trajneri Cungu thotë si do të luhet.
Deri tani, kuksianët kanë bërë dy mrekulli, por nuk dëshirojnë të ndalen.
Skuadra shpreson t’i entuziazmojë sërish tifozët e shumtë që pritet të jenë 10 000 vetë në stadiumin kombëtar. Në turin e parë u eleminua Flora e Talinit nga Estonia dhe në të dytin, Sarajevo nga Bosnja. Të shohim si do të jetë ndaj Metalurgut.
Metalurgu i Donjeckut nuk ka bërë mrekullira në Europë
Metalurgu i Donjeckut është rivali i sotëm i Kukësit në Ligën e Europës, por rezultatet e tij në kontinent nuk kanë qenë të shkëlqyera.
Ekipi ukrainas nuk ka shkuar kurrë deri në fazën e grupeve në Ligën e Europës, aq më pak në Champions.
Rezultatin më të mirë kjo skuadër e ka pasur 4 vjet më parë, kur arriti në turin e plej ofit në Europa League dhe u eleminua nga Austria e Vjenës.
Dy sezonet e fundit, përfshi edhe këtë aktual, Metalurg ka arritur deri në turin e tretë të Ligës së Europës.
Themeluar më 1996, Metalurgu nuk ka dalë kurrë kampion i Ukrainës, as nuk ka fituar Kupën, por ka dalë dy herë në finale në vitet 2010 dhe 2012.