Chelsea ruan diferencën, fiton ndaj Portsmouth

Blutë kanë shënuar fitore 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në Stanford Bridge kundër Portsmouthit.
Nicola Anelka kaloi vendasit në epërsi (22'), ndërsa Frederic Piquionne barazoi rezultatin (51').
Tri pikë nga kjo përballje Chelseat ia siguroi mesfushori Frank Lampard, i cili shënoi nga penalltia (79').
Pas kësaj fitoreje, Chelsea qëndron në vend të parë me 40 pikë, tri më shumë se United dhe tetë më shumë se Arsenali dhe Aston Villa, që renditen në vendin e 3 e të 4.