Berisha mban fjalim në samitin e Kopenhagenit

Kryeministri Berisha ka mbajtur një fjalim sot në samitin e klimës në Kopenhagen. Kreu i qeverisë u nis një ditë më parë në Danimarkë dhe do të qendrojë deri në mbyllje të samitit. Gjatë qëndrimit atje, Berisha është i ftuar në një darkë që shtrohet për nder të pjesëmarrësve nga mbretëresha e Danimarkës, Madhëria e Saj Mbretëresha Margrethe II. Gjithashtu, Kryeministri Berisha është i ftuar edhe në një drekë të shtruar nga kryeministri danez së bashku me kryetarët e tjerë të qeverive dhe delegacioneve pjesëmarrëse në këtë konference.
Gjatë këtyre ditëve, Berisha do të zhvillojë një seri takimesh bilaterale me liderë të rajonit dhe evropianë.
Gjatë këtyre ditëve, Berisha do të zhvillojë një seri takimesh bilaterale me liderë të rajonit dhe evropianë.