FIFA, kombëtarja shqiptare ngjitet në vendin e 96-të
Kombëtarja Shqiptare është ngjitur në vendin e 96-të të klasifikimit të FIFA-s për muajin dhjetor. Organizmi më i lartë i Futbollit në Botë ka publikuar për herë të fundit në këtë vit klasifikimin e Kombëtareve ndërsa klasifikimi më i afërt do të publikohet më 3 shkurt të vitit të ardhshëm. Kuqezinjtë edhe pse nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje në këtë periudhë janë ngjitur me dy pozicione nga vendi i 98-te që ishin në muajin nëntor në vendin e 96-të këtë muaj. Kombëtarja ka grumbulluar 336 pikë dhe ka marrë 9 pikë më shumë nga muaji i kaluar. Spanja është zgjedhur skuadra e vitit në klasifikimin e fundit të FIFA-s për 2009-ën, duke mbajtur kreun e renditjes me 1627 pikë.
Vendin e dytë e mban Brazili me 1568 pikë, i ndjekur nga Holanda me 1288 pikë dhe Italia 1209 pikë.