E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Chelsea, tani mendon për shitje: në verë largime për 300 milionë

Chelsea i pronarit të ri amerikan, Todd Boehly ka thyer rekordin botëror të shpenzimeve në merkaton e janarit: 329 milionë euro për Mudryk, Badiashile, Madueke, Santos, Wesley Fofana, Joao Felix (huazim), Enzo Fernandez(121 milionë euro). Në verë, 281 milionë ishin shpenzuar tashmë për David Fofana, Cucurella, Sterling, Koulibaly, Chukëuemeka, Aubameyang, Slonina dhe huazimi i Zakarias. Përtej simpatisë njerëzore për trajnerin Potter, i detyruar të menaxhojë një skuadër përbindësh, drejtuesit e bluve po mendojnë një pakësim serioz për verën e ardhshme.

Sigurisht që Christian Pulisic do të largohet: Chelsea është i gatshëm të dëgjojë ofertat për sulmuesin amerikan. Hakim Ziyech gjithashtu pritet të largohet pasi kalimi i tij te PSG u anulua në minutën e fundit në janar. E njëjta gjë vlen edhe për Pierre-Emerick Aubameyang, në bisedime me Los Angeles FC. Në total do të ishte një thesar prej pak më pak se 300 milionë euro, duke qenë se po largohen edhe Mateo Kovacic, Kalidou Koulibaly dhe Callum Hudson-Odoi.

Më pas mbetet pikëpyetja e lidhur me Romelu Lukakun: do të duhet kuptuar nëse aventura e tij te Interi do të mund të vazhdojë pavarësisht sezonit negativ të deritanishëm për shkak të lëndimeve. Mason Mount dhe N’Golo Kante nuk janë gjithashtu të sigurt për të qëndruar, pasi nuk është bërë përparim në negociatat për rinovimin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›