Junajtid në shitje, “bum” ofertash

Manchester United është në shitje dhe menjëherë ka nisur një garë e çmendur për të marrë klubin nga familja amerikane Glazer. The Sun raporton se tashmë janë 5 kandidatë në garë për të blerë klubin e Djajve të Kuq që vlerësohet në rreth 6 miliardë euro. Në rreshtin e parë është një biznes nga Katari i cili, duhet të vërtetojë fillimisht se është një ent i veçantë dhe i pavarur në lidhje me Autoritetin e Investimeve të Katarit, i cili zotëron edhe Paris Saint Germain.
Por edhe nga Anglia, mes të interesuarve ka kandidatë të tillë si Sir Jim Ratcliffe, një tifoz i përjetshëm i United dhe një nga njerëzit më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar. Daily Mail raporton se edhe legjenda e futbollit anglez, David Beckham, pronari i Inter Miami në MLS, po përpiqet gjithashtu të krijojë një mundësi për të blerë skuadrën që e nxori atë në skenën e madhe të futbollit botëror.
Gjithnjë sipas Daily Mail, në garë si pretendentë për të blerë klubin anglez janë edhe Apple, miliarderi spanjoll Amancio Ortega si dhe një fond nga Arabia Saudite (i shkëputur nga ai që mori Neëcastle). Pra shtohen kështu pretendentët miliarderë për të blerë Manchester United që kur Glazers shprehën vullnetin e tyre për ta shitur klubin.