Chelsea vazhdon, Unitedin e eliminon

Chelsea e ka mposhtur Manchester Unitedin, në ndeshjen përsëritëse çerekfinale të FA Cup, e cila u zhvillua sot në stadiumin Stamford Bridge të Londrës.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Old Trafford kishte përfunduar baras 2:2, prandaj skuadrat u përballën sërish sot, vetëm dy ditë pasi i zhvilluan ndeshjet përkatëse në Premierligë.
Kampioni evropian e nxori një biletë për gjysmëfinale pasi fitoi me rezultat minimal, 1:0. Golin e fitores, mjaft të bukur, për Blues e shënoi përforcimi i janarit, Demba Ba, në minutën e 49-të, pasi mori një top gjenial nga Juan Mata.
Në gjysmëfinale, Chelsea do të takohet me ekipin tjetër nga qyteti i Manchesterit, City, në stadiumin Wembley të Londrës.