Superliga Tirana fiton 3-0 ne Kruje me Kastriotin

Tirana arrin një fitore të thellë 3-0 në Krujë ndaj Kastriotit në Superligë duke mbetur me shpresë për një vend në Europë.
Skuadra e trajnerit Dede pati shumë mungesa dhe vuajti presionin e Kastriotit në pjesën e parë, por arriti të ndryshojë gjithçka në të dytën.
Golat u shënuan nga Abilaliaj, kapiteni Lika dhe Çota, ndërsa u dallua për disa pritje shpëtimtare, portieri 18-vjeçar, Caka. Për Cakën, ky ishte debutimi në Superligë.
Tirana ka 32 pikë pas 20 javësh, duke qenë 4 pikë larg vendit të tretë.