Heynckes i "përulet" Juventusit

Trajneri i Bayern Munchen, Jup Heynckes ka treguar respekt të madh para ndeshjes me Juventus në Ligën e Kampionëve. Trajneri gjerman ka folur fjalë të mëdha për Juventusin duke e quajtur si skuadër të veqantë.
“Juventusi është një ekip italian, por me një organizim ofensiv shumë të veçantë, me mesfushorë që sulmojnë dhe shënojnë shumë. Për këtë arsye duhet të organizohemi shumë mirë, pasi Juventusi është një ekip që sulmon shumë mirë”.
“Ata kanë një gjeni si Andrea Pirlo, por edhe Vidal dhe Markizio, dy kampionë të medhenj. Por, edhe ne kemi kampionët tanë" deklaroj Heynckes.