E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cheney kritikon Shtëpinë e Bardhë

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Dick Cheney, akuzoi Shtëpinë e Bardhë se nuk po tregohet e vendosur në lidhje me strategjinë e re për luftën në Afganistan dhe kërkoi nga presidenti, Barack Obama, që të ndërmerr të gjithë hapat që nevojiten, për ta fituar luftën në Afganistan.

Mos bëni gabime. Sinjalet për pavendosmërinë e Washingtonit dëmtojnë aleatët tanë dhe forcojnë armiqtë tanë, tha Cheney.

Cheney mohoi deklaratat e shefit të personelit të Shtëpisë së Bardhë, Rahm Emanuelit, i cili theksoi se administrata e George Bushit nuk ka qenë unike në lidhje me luftën në Afganistan dhe se administrata e Obamës ka qenë e detyruar të hartojë një strategji tërësisht të re për luftën në Afganistan.

Përkundrazi, administrata e Bushit para largimit ka bërë vlerësimin e vet dhe zbulimet ja ka paraqitur ekipit të tranzicionit të Obamës. Ata kërkuan nga ne që mos ti bëjmë zbulimet publike dhe ne u pajtuam, duke ju mundësuar atyre që të përfitojnë nga puna jonë. Strategjia, të cilën Obama e kumtoi në maj, është shumë e ngjashme me zbulimet e administratës së Bushit, theksoi Cheney.

Ai më tutje tha se administrata e Obamës si duket ka filluar të zmbrapset dhe të fajësoi të tjerët për dështimin e saj që të zbatojë strategjinë, të cilën e ka mbështetur në fillim të vitit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›