SHBA shton trysninë ndaj Phenianit
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, theksoi se sanksionet kundër Koresë së Veriut do të shfuqizohen, vetëm nëse Pheniani bën hapa të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm drejtë çarmatosjes bërthamore.
Clinton gjithashtu kërkoi forcimin e agjencisë bërthamore të OKB-së, Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA).
Ndalja e ambicieve bërthamore të Koresë së Veriut dhe të Iranit do të forcojë regjimin e mos-zgjerimit, tha Clinton para ekspertëve për politikë të jashtme, të tubuar në Institutin Amerikan për Paqe në Washington.
Ajo ripërsëriti përkrahjen e SHBA-së për negociatat bilaterale me Korenë e Veriut, nëse Pheniani pranon që të rikthehet në negociatat gjashtë-paleshe për programin e vet bërthamor.
Krahas SHBA-së dhe Koresë së Veriut, partnerë tjerë në këto negociata janë edhe Kina, Rusia, Koreja e Jugut dhe Japonia.
Por nuk mjafton vetëm kthimi i Koresë së Veriut në tavolinën e negociatave. Sanksionet aktuale nuk do të shfuqizohen, përderisa Pheniani të mos ndërmerr hapa të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm drejtë denuklearizimit, precizoi Clinton.