E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cheri Blair mision humanitar. Në mbrojtje të vejushave nëpër botë

E çiltër dhe e sinqertë; duke krijuar miq dhe armiq; duke mos dashur të qëndronte në hije; Sheri Bler ka patur poste mjaft të rëndësishme gjatë shumicës së kohës që bashkëshorti i saj ishte kryeministër i vendit. Kështu CNN sjell në ekranin e rrjetit të famshëm bashkëshorten e famshme të ish-kryeministrit britanik në një intervistë ekskluzive mbi misionin humanitar të ndërmarrë nga Cheri Blair.

- Fola me Cheri Blair pak më parë dhe e pyeta pse zgjodhi pikërisht këtë fushatë për gratë e veja në mbarë botën...

- Kjo ka ndodhur pjesërisht sepse pavarëisht se nëna ime nuk ishte e ve, ajo ishte e braktisur nga bashkëshorti i saj. Pra, unë jam rritur nga një grua shumë e fortë. Kur Razh Lumbert më kontaktoi pasi unë shkova në Nambëten, ai më tregoi për gjendjen e vështirë në të cilën gjendeshin vejushat e këtij qyteti në Indi, unë isha plotësisht dakort se diskriminoheshin.

Për një dekadë, deri në vitin 2006, Cheri ishte rektore e universitetit “John Moss” në Liverpul. Ndërkohë, në vitin 2000 ajo ishte një nga themelueset e “Matrix Chambers” në Londër, një qendër e specializuar për legjislacionin që trajton të drejtat njerëzore.
Në vitin 2008 ajo shkroi biografinë “Po flas për veten” e më pas u bë presidentja e “Lumbas Trast”, organizata e bamirësisë e cila ka për qëllim të lehtësojë dhimbjen e vejushave në të gjithë botën. Sot, ajo është drejtuesja kryesore e kauzës.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›