E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, ndryshon rregullorja. Votim i hapur për dekretet e presidentit

Me 73 votat e deputeteve të maxhorancës , kuvendi miratoi ndryshimin e rregullores së tij. Deputetet e opozitës nuk ishin në sallë pasi kishin njoftuar pas 6 orë replikash të forta se jo vetëm nuk do të japin votat për të ndryshuar rregulloren, por as nuk do të ishin të pranishëm në këtë votim. Nga ana tjeter, kryekuvendori demokrat Astrit Patozi bëri të ditur se ndryshimi i procedurave per votimin e gjykatesve te larte dhe kushtetues, do të miratohej gjithsesi.

“Grupi parlamentar i PS për të mos qenë vetëm bashkëfajtor dhe bashkëpërgjegjës, por edhe as dëshmitar i këtij akti të turpshëm, i këtij votimi që është një votim ogurzi për parlamentarizmin. Si grup parlamentar largohemi nga salla” tha kryetari i deputetëve socialistë, Gramoz Ruci.

“Kjo nismë që do të miratohet sot nuk ka parasysh as një, as dy dhe as tre gjyqtarë të vecantë, por krijimin e nje praktike transparente dhe një standarti të ri që do të funksionojë për një kohë të gjatë në vend, sa herë që politika duhet të marrë vendime për pushtetin gjyqësor” tha Patozi.

E gjithë seanca u karakterizua nga përplasje të forta mes deputeteve opozitare dhe atyre të maxhorancës për dekretet e presidentit. Pas miratimit te ndryshimeve në këtë dokument deputetet nuk do te votojne fshehtas per gjykatesit, te cilet me pare do te jene verifikuar me detaje nga kuvendi.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›