Cherie Blair në qendrën Fluturo për jetën. Takim me zonjën Berisha
Ashtu sic ishte parashikuar në axhendë, ndalesë e Cherie Blair në Tiranë ka qenë dhe qendra fluroro për jeten , pjesë e fondacionit fëmijët shqiptarë të zonjës Liri Berisha. Zonja e ish- kryeministrit britanik ka përgëzuar zonjën Berisha për
punën e saj në ndihmë të fëmijëve autistë.
“Jam shume e kenaqur qe ju takoj serish. Ne jemi takuar në shumë vende të tjera ku ju më keni folur gjithmone per ambicien tuaj per te ndihmuar femijet e Shqiperise dhe teksa shoh qe keni ngritur kete qender te mrekullueshme, dhe dëshironi te ngrini nje tjeter te ngjashme mendoj se eshte nje shperblim shume i madh punes dhe dashurise per vendin tend. Do doja te vija serish ne Shqiperi dhe te qendroja pak me shume por tani duhet te largohem sepse im shoq do shkojë ne Kosove, ku ai do te dekorohet 10 vjet pas luftes atje. Jam krenare per ate qe ai ka bere atje, dhe mezi pres ta shoh atë vend” tha Blair.
Nga ana saj zonja Berisha e ka quajtur Bler si promotoren dhe nxitësen për ngritjen e kësaj qendere ndihmëse të fëmijëve autistë. Pasi vendimi për ta ngritur atë u morr pikërisht pas një takimi me zonjën e ish kryeministrit britanik.
“Zonja Blair është promotori kryesor I nxitjes sonë për ngritjen e kësaj qendre në vizitën tonë të parë në banesën e zonjës Blair. U shpalosën idetë për t’u lidhur me organizata të njëjta dhe me personalitete të cilat na kanë ndihmuar me eksperiencën, me modelet, për të ngritur fondacionin dhe këtë qendër” tha zonja Berisha.
Gjatë një viti aktivitet qendra “Fluturo për jeten” ka trajtuar me qindra fëmijë autistë nga Tirana dhe rrethet, ndërkohë që aktualisht po trajton 40 të tillë.
Elona Gjylmi
< I mëparshmi