Cherie Blair takim me zonjën e parë, Teuta Topi
Zonja e Parë Teuta Topi priti sot në një takim pune në Presidencë, zonjën e ish Kryeministrit të Britanisë së Madhe, Cherie Blair në kuadër të një vizite informale që ajo po zhvillon në Tiranë. Dy zonjat kanë bashkëbiseduar përzemërsisht mbi aktivitete të ndryshme të bamirësisë e të ndihmesës për kategorinë e njerëzve në nevojë si dhe per problemet e grave në vendet e tyre.
Zonja e Parë e ka njohur Zonjën Blair me situatën dhe vështirësitë që ndeshin gratë në zonat rurale në Shqipëri si dhe me përpjekjet e tyre të përditshme mes angazhimeve të punës e familjes. Nga ana e saj, Zonja Blair e përgëzoi Zonjën Topi për kontributin e saj në keto aktivitete, te cilat jane ne vazhdimesi te diskutimeve te tyre gjatë aktiviteteve të mëparshme te organizuara per keto ceshtje, si dhe e siguroi për bashkëpunime të frytshme në projekte konkrete në të ardhmen.
Alsat < I mëparshmi