Shqipëria del nga harta e trafiqeve
Shqiperia ka dale nga harta e vendeve per trafikimin e qënieve njerëzore. Konstatimi vjen nga autoritete e Ministrise se Brendshme, te cilet jane angazhuar ne strategjite per parandalimin dhe goditjen e grupeve kriminale ne fushen e trafikimit te njerëzve, qe perdorin tranzit territorin shqiptare. Zv.ministria e Brendshme Iva zajmi dhe Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kane vlerësuar kuadrin e forte ligjor per keto rezultate.
"Ligji i quajtur antimafia dhe ai i mbrojtjes se deshmitareve pa dyshim qe kane qene nje baze e forte ne luften kunder ketij fenomeni. Po ashtu, Kuvendi ka miratuar nje sere marreveshjesh me vendet fqinje per mbrojtjen dhe asistencen per femijet viktima te trafikimit. Kemi ratifikuar te gjitha konventat e Keshillit te Europes, kunder trafikimit te qenieve njerezore, si dhe aderimin ne protokollin opsional te Komventes se OKB-se, per te drejtat e femijeve per shitjen e femijeve, prostitucionin, pornografine, etj", tha Jozefina Topalli, kryetare e Parlamentit.
Kryetarja e Parlamentit, iu referua disa prej ligjeve te rendesishme, si ai antimafia, ligji i mbrojtjes se deshmitareve dhe ndryshimet ne kodin penal, qe sanksionojne denime te renda per trafikantet, si masat kryesore qe kane cuar ne reduktimin trafikimit ne Shqiperi. Sipas saj, keto rezultate i hapen rrugen, procesit per liberalizimin vizave edhe per shtetasit shqiptare.
Denada Shkodrani < I mëparshmi