E Diel, 1 Nëntor 2026

Chery Bler: Sistemi gjyqësor në Shqipëri i korruptuar, shqiptarët japin ryshfete

TIRANË- Chery Bler , bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik Toni Bler, këshilltare juridike e Mbretëreshës së Anglisë e sheh sistemin gjyqësor në Shqipëri problematik dhe të korruptuar. Duke i'u referuar  sondazheve europiane, Bler thekson se shqiptarët për këtë arsye janë të detyruar të japin ryshfet për të zgjidhur problemet e tyre.

Gjatë fjalës së saj në konferencën me temë “Reforma në Gjyqesor si kusht për integrimin e Shqipërisë në BE”, Bler duke e vlerësuar reformën në gjyqësor si prioritet për integrimin, apeloi për pavarësi në sistemin e drejtësisë. 

“Reformat në gjyqësor një nga prioritet kyce. Sipas një sondazhi të fundit një pjesë e mirë e shqiptarëve nuk kanë besim tek sistemi gjyqësor. Një tjetër sondazh ka dalë në përfundimin se shqiptarët japin ryshfet më shumë se vendet e tjera. Duhet ta dini se kjo është një sfidë për të gjitha shtetet, dhe janë sfida që vijojnë dhe në qeverisjen aktuale. Është shumë e rëndësishme për të theksuar ndarjen e pushteteve, nëse duam sistem gjyqësor të pavarur. Cështja e korrupsion në Shqipëri është më e rëndësishmje që duhet adresuar. Problemi i gjykatave është kudo nëpër botë, por zhdukja e korrupsionit është ëndërr për cdo shtet, por nevojitet një përgjigje e shpejtë ku ka korrupsion”,- theksoi Bler. 

Bler sheh si zgjidhje të problematikës, nj përfshirje sa më të madhe, rritjen e pjesëmarrjes së grave, garantimin e punës së gjykatësve në mënyrë që të punojnë me objektivitet dhe të pavarur. Ndërkohë, Bler vuri theksin tek roli monitorues i medias, si urë lidhëse mes gjyqësorit dhe publikut.

Chery Bler , bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik Toni Bler, mbërriti dje në mesditë (rreth orës 14:45) në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Vizita e zonjës Bler, këshilltare juridike e Mbretëreshës së Anglisë u bë pas një ftese private të Universitetit Luarasi, Unionit të Gjyqtareve dhe dhe Qendra Europiane me mbështetjen e Programit të USAID-it për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri dhe Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›