E Diel, 1 Nëntor 2026

S'i dhanë leje për vdekjen e babait, i burgosuri kërcënon me vetëvrasje

TIRANE-Një i dënuar në burgun 325 në zonën e ‘Ali Demit’ në Tiranë kërcënoi me vetëvrasje ditën e sotme. Shkak për këtë sipas të burgosurit ishte leja që ai kërkoi për vdekjen e të atit, gjë që u refuzua nga autoritetet e burgut.

Rreth orës 11:00 i burgosuri Hasan Demiraj, 35 vjec kërcënoi se do t’i japë fund jetës. TvNews24 mëson se Hasan Demiraj 35 vjec ështe dënuar me 3 vjet burg nën akuzën për shpërndarje të lëndëve narkotike. Pak kohë më parë babai i tij ndërroi jetë dhe Demiraj kërkoi leje tek autoritetet e burgut për t’u larguar disa ditë nga qelia me qëllim, qëndrimin pranë familjes në këto ditë të vështira. Duket se leja e refuzuar ka shkaktuar një gjendje të rëndë tek 35-vjecari që ditën e sotme hipi në një ndërtesë 1 katëshe në ambientet e burgut dhe kërcënoi se do të vrasë veten duke u hedhur nga ato 3 metra lartësi. Sipas tij, leja është refuzuar e pa të drejtë. Demiraj kërcënoi se vetëvrasja do rëndojë në ndërgjegjen e drejtuesve të burgit sepse ata janë fajtorë për situatën e tij. Por efektivët e burgut 325 kanë mundur të ngjiten ne ndertesen 1 kateshe dhe te zbresin prej andej te riun.

Ngjarja u konfirmua dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Inspektorë nga kjo drejtori kanë mbërritur në burgin 325 për të verifikuar situatën.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›