"Presidenti”, shtyhet takimi i Fatos Nanos me ambasadotrin Sequi
TIRANË- Axhenda e ngarkuar e kreut të prezencës së BE-së në Tiranë, Ettore Sequi ka bërë që të shtyhet takimi i pritur mes tij dhe ish- liderit të së majtës Fatos Nano.
Kandidati i vetëshpallur për postin e kreut të shtetit, Fatos Nano pritej të takohej sot, me ambasadorin Sequi. Takimi i sotëm do të ishte në vazhdën e takimeve që ish-lideri i PS, ka ndërmarrë me krerë të forcave politike në vend, ku ka kërkuar mbështetje në ambicien e tij për kreun e shtetit. Fatos Nano është kandidati i vetëm, deri në këto momente që ka vetëshpallur ambicien e tij për të qenë president i shqiptarëve.
Ndër përfaqësuesit ndërkombëtarë të vendosur në Tiranë, Nano ka takuar deri tani amerikan Aleksandër Arvizu, i cili e ka vlerësuar Nanon si kandidatin më serioz dhe një “lidership pozitiv”. Ndërkohë që ndër liderët shqiptarë, ish-kryeminstri nano është takuar me kreun e LSI, Ilir Meta., kreun e PS, Edi Rama, kreun e PDIU Shpëtim Idrizi dhe kreun e PBDNJ, Vangjel Dule.
(el.me/BalkanWeb)