E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cheryl Cole dhe jeta ne Los Angeles

Këngëtarja britanike ka disa muaj që po jeton në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku po regjistron albumin e saj të ri dhe po pret fillimin e versionit amerikan të ‘X Factor’, program në të cilin këngëtarja do të jetë pjesë e jurisë.

Edhe pse nuk është përshtatur plotësisht me jetën në Los Angeles, britanikja thekson se i pëlqen dielli i Kalifornisë.

“LA është shumë i madh, çdo gjë më duket shumë larg dhe gjithë kohën e kaloj në makinë duke shkuar në destinacione të ndryshme, por dielli më bën të ndihem mirë”, shprehet 26-vjeçarja.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›