E Diel, 1 Nëntor 2026

Mat, festohet 72-vjetori i lindjes së mbretit Leka i Parë

Me rastin e 72-vjetorit të ditëlindjes së mbetit Leka i Parë, shoqata kulturore “Ahmet Zogu" dhe ansamble të tjera artistike nga Shqipëria dhe Kosova organizuan në Mat një koncert festiv.

Të pranishëm ishin Princi Leka, kryetari i PLL-së Ekrem Spahiu, Ambasadorja e Zvicrës në Tiranë Yvana Enzier, Ambasadorja e hungarisë në Tiranë, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor.

Kryetari i PLL-së Spahiu tha se festimi i ditëlindjes së mbretit Leka i Parë përkon me hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit, për të cilat besojmë se do të jenë të lira dhe të ndershme. Ai u shpreh se partia Lëvizja e Legalitetit pretendon seriozisht për këto zgjedhje, sidomos në Mat ku është vendlindja e mbretit Zogu i parë.

Më tej Spahiu theksoi se legaliteti ka të drejtën e plotë që ti kërkojë votën elektoratit shqiptar, sepse PLL është partia e vetme që në historinë e saj 87 vjeçare nuk ka asnjë njollë.
 

Me rastin e ditëlindjes së mbretit Leka i parë janë zhvilluar disa aktivitete në rrethe të ndryshme të Shjqipërisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›