Chiara Ferragni dhe Fedez “ndezin” rrjetin, publikojnë foto intime, irritohen fansat

Chiara Ferragni dhe Fedez po kalojnë disa ditë në Saint Moritz, për të shijuar dëborën së bashku me fëmijët dhe miqtë e tyre. Mes ekskursioneve dhe eksplorimit në hotelin me pesë yje ku po qëndrojnë, çifti gjeti pak kohë vetëm, larg fëmijëve të tyre Leone dhe Vittoria.
Pasi u përballën me ditë të ngarkuara mes lëvizjes në shtëpinë e tyre të re në Citylife dhe udhëtimit të saj në Indi, Chiara Ferragni dhe Fedez përfituan nga momenti për të shijuar pak intimitet. Një intimitet që më pas e shfaqën në internet, duke e ndarë në një postim që tërhoqi vëmendjen.
Fedez në fakt ka publikuar disa foto të “rrezikshme” në Instagram që i tregojnë ata në banjën e hotelit, ajo vetëm me të brendshme ngjyrë mishi dhe ai me pantallona të shkurtra me pjesën lart të zhveshur, teksa shkëmbejnë një puthje pasionante. Fansat e Ferragnez, megjithatë, duket se nuk e kanë vlerësuar plotësisht ndarjen e këtyre momenteve intime dhe disa madje kanë sugjeruar me ironi hapjen e një llogarie në OnlyFans, një platformë e njohur për përmbajtje më të guximshme zhveshjeje.
Në foto shohim krahun e Chiarës që mbulon gjoksin dhe dorën e Federico-s që mbështetet në pjesën e poshtme të gruas së tij. Poza që shumëkujt nuk i kanë pëlqyer, duke pretenduar se – duke qenë se janë prindër – nuk duhej ta bënin. Siç u përmend, ka nga ata që kanë shkruar në komente: “Në këtë pikë, hidheni edhe në OnlyFans”. Ose të tjerët shkuan shumë më drejtpërdrejt: “Ju po e bëni këtë vetëm për ekzibicionim”.
Kishte nga ata që u treguan “të pa mëshirshëm”: “As adoleshentet nuk i postojnë këto foto…”. Por dikush ka dashur të shohë edhe ndonjë “të mirë” në këto foto, duke pyetur: “A jeni gati për fëmijën tuaj të tretë?”. Për më tepër, Ferragnez-ët nuk e kanë fshehur kurrë dëshirën e tyre për të zgjeruar familjen dhe kjo mund të ishte një mundësi e mirë për t’i dhënë një vëlla apo motër të vogël Leones dhe Vittoria-s.