E Martë, 3 Nëntor 2026

Autizmi me ngjyrat e jetës në telajo, fëmijë e individë në spektër emocionojnë përmes pikturës

“Një zonjë e bukur parisienë” dhe “Një kitarë” janë dy veprat e Fladurentit ,29 vjeçarit me çrregullim të spektrit autik që po merr pjesë në ekspozitën “Ngjyrat e jetës” të hapur nga bashkia e Tiranës pranë piramidës.

Rrugën e vështirë të integrimit, nëna e tij Donika e ka pasur gjënë më të shtrenjtë dhe për këtë gjithmonë ka rendur pas njerëzve që kanë ofruar diçka për këta fëmijë.

“Ndihem shumë e lumtur që djali aktivizohet. Kam hasur shumë vështirësi por lavdi Zotit që kam arritur deri në këtë pikë”, tha Donika nëna e tij.

Atë çfarë nuk e thonë dot me fjalë ata e shprehin përmes. Përmes  ngjyrave të jetës ata shpresojnë e shpresës të ndihen të vlerësuar.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy javë gjatë këtij muaji festiv, njëherësh edhe muaji i solidaritetit, ku çdokush mund ti bëjë këta fëmijë më të fuqishëm.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›