E Diel, 1 Nëntor 2026

Chivu rigjen Barellan dhe Calhanoglun, Interi i plotë kundër Juves

Barella dhe Calhanoglu janë rikthyer në skuadër, të dy gati për trajnerin Chivu, në kohën e duhur, në javën para ndeshjes Inter – Juve dhe më pas në ndeshjen e parë të playoff-it të Ligës së Kampionëve kundër Bodo/Glimt.

Dy mesfushorët zikaltër, që mbetën jashtë fushe javët e fundit, u rikthyen në stërvitje të plotë me shokët e tyre të ekipit sot dhe kështu janë gati të rifitojnë vendin e tyre titullar nëderbin e Italisë të shtunën në mbrëmje. Ky vendim teknik do të varet nga Chivu, “problemi” i vetëm i të cilit në këtë pikë do të jetë menaxhimi i forcës së një mesfushe që është rikthyer në formën e plotë.

Mesfushori turk u dëmtua gjatë ndeshjes me Napolin. Testet zbuluan një tërheqje muskulare. Nga ana tjetër, Barella pësoi një tërheqje muskulare në këmbën e djathtë pak para udhëtimit në Dortmund.

Këto dy mungesa të rëndësishme u zëvendësuan më së miri nga performancat e Zielinskit, i cili shkëlqeu gjithashtu në rolin e organizatorit, Sucic, Mkhitaryan dhe Frattesit të rikthyer në lojë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›