E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e opozitës para Parlamentit, hidhen bomba molotov në drejtim të Policisë

Pas godinës së Kryeministrisë, protestuesit u zhvendosën drejt Parlamentit, ku u përplasën me forcat e Policisë së Shtetit.

Edhe para Parlamentit u hodhën bombë molotovë, ndërsa protestuesit tentuan të thyenin kordonin policor, me qëllim hyrjen në ambientet e Parlamentit.

Protestuesit kanë hedhur molotovë drejt efektivëve ku nga pamjet drejtpërdrejta u panë që flakët u përhapën jo vetëm tek policët, por edhe te një makinë.

U desh ndërhyrja e autobotit me ujë për shuarjen e flakëve ndërsa Policia përdori gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›