E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cho, selektor i Koresë së Jugut

Koreja e Jugut e ka zgjedhur selektorin e ri. Ai do të jetë trajneri i deritashëm i ekipit Gyeongnam FC, Cho Kwang-Rae. Federata e Futbollit të këtij vendi pritet ta zyrtarizojë selektorin e ri të mërkurën.

“Është nder i madh për mua që të jem selektor i Kombëtares. Nuk kam frikë që ta marrë në dorë një Kombëtare s kjo. Kam punuar fort që të jem lider i mirë. Dëshiroj që me këtë ekip t’i bëj të lumtur koreanët”, ka thënë 56 vjeçari Cho për të përditshmen jug-koreane, Yonhap.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›