E Shtunë, 31 Tetor 2026

Swift ka të dashur?

Sipas Revistës “Love Story”, këngëtarja Taylor Swift, e cila ka qenë në lidhje me Joe Jonas dhe Taylor Lautner, ka filluar një lidhje të re me Toby Hemingway.

“Ata janë takuar gjatë xhirimeve të videos së këngës së saj “A Rose to the Fallen” dhe janë lidhur nga ai moment”, tregon një burim i afërt.

“Ata nuk duan të nxitojnë, apo të bëhet lidhja serioze, gjërat janë duke shkuar shumë ngadalë mes tyre”, thotë ky burim.

Kohëve të fundit këngëtarja ka shkruar nëpër revista se është shumë e zënë për të dashur.

“Unë jam shumë e zënë me projektet e mia dhe nuk kam kohë për të dashur. Unë mendoj që dashuria nuk kërkohet ajo vjen kur ju nuk e prisni fare”, ka thënë Taylor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›