Chris Brown i gatshëm të bashkëpunojë me policinë

Chris Brown raportohet se është i gatshëm të flasë me oficerët në lidhje me përleshjen e tij me Frank Ocean, që ndodhi të dielën në mbrëmje.
Reperi ka angazhuar avokatin e tij Mark Geragos që të kontakojë me detektivin i cili po e hulumton rastin për t’i thënë se ai do të ishte i lumtur që t’i përgjigjet në pyetjet që mund të ketë.
Sipas medieve, Chris është shumë i sigurt që nuk e ka nisur zënkën në parkingun e një studio incizuese dhe ska pse të frikësohet.
Por Frank ka kërkuar që Chris të arrestohet pasi që sipas tij gjithçka ndodhi me shkakun e reperit. Nëse një gjë e tillë
konfirmohet do të jetë problem për Chris pasi që ai vazhdon të jetë i liruar mekusht për shkak të sulmit të shkaktuar ndaj Rihanna-s në vitin 2009./Indeksonline/