E Diel, 1 Nëntor 2026

Emilio Pucci dizajnoi veshjet e Ritës

Emilio Pucci ka dizajnuar kostumet për turneun e Rita Orës. Drejtori kreativ Peter Dundas, ka punuar me këngëtaren, për të realizuar një seri veshjes që vë në pah në mënyrë të përkyer stilin e veçantë të Ritës, glamurin urban të saj.

Shfaqja skenike e Ritës, në kuadër të turneut  "The Radioactive Tour", ndezi mbrëmë publikun në Manchester. Aty u paraqitën për herë të parë kostumet nga Pucci, dizajni i së cilave i lejon këngëtares ''lirinë më të madhe të mundshme të lëvizjes", për të mos i penguar koreografisë.

"Isha shumë i lumtur që pata rastin të dizajnojë veshjet për turneun "Radioactive". Që nga çasti kur unë dhe Rita jemi takuar, kishim një lidhje të mrekullueshme", ka thënë Dundas. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›