E Shtunë, 31 Tetor 2026

Christina Aguilera nuk njihet pa tualet

LOS ANGELES- E njihni? është Christina Aguilera, në shesh xhirimin e “Burlesque”, e cila i ka dhuruar fotografëve një prezantim të rrallë pa tualetin e zakontë. Interpretuesja superseksi e "Genie in a Bottle" është transformuar për nevoja të muzikalit dramatik. Në krah të Cher, Aguilera është në rolin e Ali, një vajze e thjeshtë që transferohet në Los Angeles, në kërkim të fatit...ajo punësohet në klubin Burlesque. Këngëtarja nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin e saj gati prej maniakeje ndaj produkteve estetike, sidomos për buzëkuqin e ndezur që e bën të duket shume e ëmbël.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›