Drogë në brigjet italiane, dyshohet se vinte nga Shqipëria
Një kilogram kokainë që dyshohet se vinte nga Shqipëria është gjetur nga karabinierët në bregdetin e Salentos në jug të Italisë. Zbulimi i lëndës narkotike u bë gjatë një kontrolli rutinë të forcave të policisë në një prej porteve të marinës në zonë. Droga ndodhej afër bregut të detit në një qese të mbështjellë me ngjitës izolant. Nga shitja e saj shpërndarësit mund të përfitonin një shumë prej rreth 100 mijë eurosh. Karabinierët dyshojnë se droga është hedhur në det nga trafikantë të cilët transportonin klandestinë drejt shtetit fqinj.
< I mëparshmi