E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, trupi gjykues kqyr vendin e shpërthimit

Trupi gjykues i çeshtjes “Gerdeci”, prokurorët dhe avokatët  kqyrin vendin e shperthimit te 15 Marsit 2008, ku humben jeten 26 persona. Burime nga gjykata bene te ditur se në Gërdec u kqyr vendi ku ndodhej saldatriçja, që mendohet si  shkak i shpërthimit të 15 marsit 2008 në ish-piken e demontimit të municioneve luftarake.

Sipas organit te akuzes shpërthimi ndodhi pikërisht nga shkëndijat e
saldatrices së Qemal Deliut, një prej banorëve të Gerdecit që banonte
shumë pranë fabrikës së demontimi të armëve. Pas shpërthimit, familja
Deliu humbi 5 anëtarët e saj, mes të cilëve dhe një foshnjë 3 vjecare.
Disa prej te pandehurve  në këtë cështje dyshojne se shpërthimi nuk ka
ndodhur per shkak te mungeses se kushteve të sigurisë në fabrikë.

Ceshtja “Gerdeci”qe po gjykohen ne gjykaten e Tiranes, ka 29 te
pandehur.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›