E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha 5 dite na ndajne nga fitorja historike bashkohuni me ne

Partia Demokratike ka zhvilluar pasditen e sotme takimet përmbyllëse të fushatës elektorale në Pukë, Shkodër dhe Lezhë. Në fjalën e tij kryeministri Berisha është shprehur i bindur në fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit.

Nga Shkodra dhe Lezha Kryeministri Berisha tha se vetëm 5 ditë na ndajnë nga fitorja e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve, e cila do shndërrohet në marrjen brenda vitit të statusit të vendit kandidat në BE.
"Pas 5 ditëve do të votojmë projektin e madh për 4 vitet që vijnë, përpjekjet drejt mirëqënies më të madhe për çdo shkodran e shqiptar. 5 ditë na ndajnë nga votimi i projektit tonë, fitorja jonë, të cilën ne duhet ta shndërrojmë në punësim, fitorja do të jetë drita jonë në rrugën e integrimit në BE"- theksoi Berisha, ndërsa u bëri thirrje që të bashkohen dhe të votojnë këtë projekt.

Ai akuzoi kryesocialistin Edi Rama se në 3 muaj fushatë nuk përmendi asnjëherë fjalën integrim dhe bëri gjithcka për të bllokuar arritjet e Shqipërisë.
“Shoku i autobusit mavi 3 muaj rresht, nuk shqipëroi asnjëherë të vetme fjalën integrim evropian. Nuk ja nxuri goja, nuk ia lejoi shpirti, nuk e shqipëroi dot. Por, shqiptarët e mbarë Shqipërisë pavarësisht nga bindjes partiake, integrimi Evropian që ky shok mavi i thotë se nuk është as bukë as ujë, por ajo është e ardhmja me e ndritur dhe e shkëlqyer e jona dhe fëmijëve tanë. Pasagjeri i autobusit mavi nuk flet dot, dhe nuk shqipëroi dot fjalën integrim se bëri gjithçka fshehtas dhe haptas natën dhe ditën për të shkelmuar mbi të. Bëri cdo gjë për të shkelmuar anëtarësimin në NATO, por dështoi, për të shkelur heqjen e vizave dhe dështoi, bllokoi statusin dhe në fund votoi. Ne do marrim statusin dhe do hapim negociatat për ne be ai le të rrijë ne autobus”- u shpreh kryeministri.
Kryeministri Berisha premtoi sërish rritje të rrogave dhe pensioneve në mandatine ri qeverisë, ndërkohë që për Shkodrën premtoi gjithashtu se brenda mandatit të ri do të ketë autostradë me 4 korsi drejt Tiranës dhe jugut të Shqipërisë.

Berisha-pukianëve: Votoni për rritjen e rrogave, pensioneve dhe integrimin
Nga Puka, në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Demokratike Kryeministri Sali Berisha i ftoi ata të votojnë për rritjen e rrogave, pensioneve dhe ndihmës ekonomike, ndërsa nuk nguroi të akuzojë kreun e PS, Ramën se nuk ka folur asnjëherë për rritjen e rrogave dhe pensioneve dhe për integrimin e vendit. 

“Të votojmë për rritjen e rrogave, asaj mesatare dhe të arsimtarëve, rroga minimale do jetë 350$, rritja e pensionit minimal shkon në 150$, votojmë për rritjen me 50% të ndihmës ekonomike për dyfishimin e pagesës së papunësisë, votojmë për krijimin e 250 mijë vendeve të reja të punës, për dyfishimin e turizmit. Do miratojmë ligjin për statusin e pensionistit”, theksoi Berisha.

Duke iu drejtuar socialistëve kryeministri u shpreh: “Pyeteni Edi Ramën si ka mundësi që fjalën pension nuk e ke zënë me gojë për tre muaj, si ka mundësi që shoku i autobusit 3 muaj rresht nuk ka folur për rritjen e asnjë rroge. Do heqë ndihmën ekonomike për 40 mijë qytetarë dhe do krijojë 40 mijë vende pune, kjo gënjeshtra më e madhe e tij. Si ka mundësi që nuk tha një fjalë për mungesën e të papunëve që janë në Shqipëri si në cdo vend të botës. Së fundi si nuk përmendi asnjëherë të vetme në 3 muaj fjalën integrim”- vijoi kryeministri.

Berisha u kërkoi pukianëve që të votojnë të sigurtë për numrin 44, ndërsa i ftoi ata në mitingun përmbyllës në Tiranë.

“Gëzuar fitoren e 23 qershorit! Ftoj ju e gjithë shqiptarët që më 21 qershor të gjithë në Tiranë të festojmë fitoren historike. Do bëjmë realitet cdo projekt për ju, për Pukën për cdo shqiptar”, shtoi Berisha.

Topalli: Rama duhet ndëshkuar me votë
Nga ana e saj kryeparlamentarja Jozefina Topalli tha se Rama duhet të kërkojë falje për ato që ka bërë ndaj shqiptarëve, ndërsa shtoi se kryesocialisti protestoi për heqjen e vizave dhe për këtë ai duhet të ndëshkohet me votë.
Sipas saj ai është njeriu që nuk do familjen e tij, që përdor nënën për politikë e djalin për pushtet.
“Edi Rama do marrë verdiktin final më 23 qershor. Një 50 vjeçar që nuk duron as ti thuash shok as zotëri, një burrë 50 vjeç që sa herë ka zgjedhje del e kërkon një grua, ai nuk është si ju, por një burrë që keqpërdor nënë e tij për politikë, ai keqpërdor jo vetëm djalin, por edhe sëmundjen e tij për pushtetin e tij, ky njeri është i rrezikshëm. Më të shtrenjtë se familja nuk ka, po si mund të përdorë nënën për politikë? Si mund të përdoret fëmija për pushtet? Ai që nuk do familjen si mund të dojë socialistët?”theksoi Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›