Chuck Hagel betohet si sekretari i ri amerikan i mbrojtjes

Shefi i ri i Pentagonit Çak Hegel ka mbërritur në zyrë në ditën e parë të punës së tij. Ai ka bërë betimin në një ceremoni të vogël dhe me dyer të mbyllura.
Senati amerikan aprovoi Hegelin si sekretarin e ri të mbrojtjes pas një votimi jo të lehtë.
Me vetëm katër republikanë në mbështetje të emërimit të tij, Hegel, një veteran i dekoruar i Vietnamit, u konfirmua me numrin minimal të votave për postin e tij të ri. Shumë nga republikanët që kundërshtuan kandidaturën e tij vunë në dyshim mbështetjene Hegel për Izraelin, dhe ashpërsinë ndaj Iranit.
Konfirmimi i Hegel në këtë post vjen në një moment kur Pentagoni po përballet me shkurtime serioze në buxhet që parashikon shifrën e 46 miliardë dollarëve.