E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skiatori shqiptar Erion Tola

Pjesëmarrja e vështirë, por dinjitoze në kampionatin botëror u la prapa. Erion Tola kaloi nga Shladmingu austriak në malet e Sharit në Tetovë dhe më pas u ngjit më në veri, në Serbi ku aktualisht po merr pjesë në garat e skive alpine të përfshira në kalendarin e Federatës Botërore të këtij sporti.
Në Austri, në Botëror, Tola u bë i pari shqiptar që mori pjesë në këtë aktivitet të nivelit të lartë të skive alpine, duke qenë i 42-ti me 60 pjesëmarrësve në sllallom dhe duke u paraqitur pak më dobët në sllallomin gjigand, i 54-ti ndër 60 konkurrues.
Në Maqedoni, në një mot të vështirë, ai realizoi një garë të mirë në sllallom gjigand, por duke mos mundur të hynte ndër 3 të parët. Garat u fituan nga sllovenët Kirner dhe Matic.
Ndërkaq, në Serbi do të jenë garat në Zllatibor në datat 28 shkurt e 1 mars dhe më pas dy gara në Malet e Mokrës në 2, 3 dhe 4 mars.
Tola është i vetmi skijator shqiptar që ka marrë pjesë në Lojrat Olimpike Dimërore, gjë që e bëri në 2006 në Torino dhe në 2010 në Vankuver.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›