E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane arrest me burg per Artur Zeqirin

Gjykata e Tiranës, caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve për Artur Zeqirin, i dyshuar për vrasjen me thikë të 22 –vjeçarit Sajmir Çedja. Para togave të zeza, Zeqiri e pranoi krimin dhe shprehu pendesë për vrasjen. Ai tha se I riu e kishte ofenduar dhe goditur me çadër brenda në autobusin e linjës “Qendër – Ish-Uzina e Autotraktorëve” në Tiranë. Kjo ka qenë edhe shkaku I zënkës mes të riut dhe të dyshuarit Zeqiri, I cili në përleshje e sipër e ka qëlluar me thikë disa herë viktimën. Zeqiri pranoi gjithashtu se në momentin e kryerjes së krimit ka qenë nën efektin e alkoolit. Vrasja e 22 vjeçarit Cedja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ku i riu ndërroj jetë rrugës për në Spitalin Ushtarak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›