E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cifti Beckham mberrin ne Milano

David Beckham dhe bashkeshortja e tij, Victoria Adams kane mberritur ne aeroportin e Milanos me nje avion privat.

Ne oren 19.00, mesfushori anglez do te prezantohet zyrtarisht para mediave si blerja e fundit e Milan. Beckham eshte marre hua nga  Los Angeles Galaxy dhe do te veshe fanelen kuqezi deri ne fund te marsit dhe me pas do te kthehet ne SHBA.

I veshur me nje bluze blu, kemishe te bardhe, xhinse dhe atlete te bardha, Beckham u ka buzeqeshur njerezve qe i kane qendruar prane ne momentet e para po nuk e ka fshehur se ndihej pak nervoz.

Jashte aeroportit e priste nje turme gazetaresh, operatoresh, fotografesh, si dhe nje grup njerezish kurioze per te pare nga afer ciftin Beckham.

David hipi ne nje prej makinave luksoze, ndersa Victoria ne nje tjeter automjet me xhama te erret.

Vic do te vizitoje sot disa hotele per te zgjedhur se ku do te qendroje familja e saj pergjate muajve te ardhshem.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›