E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorja Haber flet ne Exclusive

Per 17 vjet me radhe u mesuam te degjojme, pas cdo ngjarjeje politike, pas cdo marreveshje te nenshkruar apo pas cdo monitorimi te jashtem, se jemi “edhe nje hap me afer Europes”, nje hap me prane endrres.

Ndersa protagonistet tane ne qeverisje, jave per jave shperndajne njoftime zyrtare, per shtimin e vendeve qe kane ratifikuar MSA-ne, apo anetaresimin ne Nato, ndersa vizitoreve te huaj u behen lajka gjithefareshe, thjesht, qe te leshojne ndonje pohim evaziv do te hiqen vizat; ceshtja duket se qendron krejt ndryshe.

Te gjitha keto akte formale-juridike kane dobine e tyre, por qendrimi i Bashkimit Europian eshte i njejte, i prere, i pa ndryshuar. Si duhet te funksionojne zgjedhjet qe ato te jene te lira, te besueshme dhe transparente ? Procesi i liberalizimit te vizave, sa larg eshte Shqiperia ? Por asnje leshim nuk mund te behet per simpati te njerit e per elozhet ndaj tjetrit. Kete e pohon qarte ambasadorja e Gjermanise per Ballkanin Perendimor znj. Haber, gjate nje vizite ne Tirane.

Disa prej stacioneve themelore ku zhvillimi i vendit do te monitorohet e vleresohet jane; pavaresia e pushtetit te drejtesise, certifikimi i luftes kunder korrupsionit, nje sistem financiar i vetembrojtur prej parave te pista dhe mbi te gjitha, menyra se si do te zhvillohen zgjedhjet e ardhshme, per te cilat znj. Haber shprehet pa asnje ekuivok se pergjegjese, per mire apo per keq, do te jete qeveria?

Cili eshte realisht funksioni i EULEX – it, ne Kosove? A e garanton ai, integritetin territorial te Kosoves ? Keto dhe pohime te tjera ne nje “tryeze” te hapur, funksionarja e larte europiane, perballe gazetares Elona Meco, flet per telerevisten e perjavshme Exclusive, nje prodhim i Departamentit te Informacionit ne Top Channel.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›