E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boks, Valuev fiton pa merite ndaj Holifilld

Nikolaj Valuev ka mbrojtur mes polemikave dhe protestave titullin kampion bote ne kategorine WBA pasi ka mundur me pike 46 vjecarin Evander Holifilld.

Ne te gjitha raundet boksieri amerikan ka qene me superior sesa ai rus, por cuditerisht 3 gjyqtaret e ndeshjes i dhane fitoren ketij te fundit me 5 pike diference. 35 vjecari Valuev nuk arriti per asnje moment te perfitoje nga diferenca e peshes, gjatesise dhe moshes, duke u bere pre e grushtave te amerikanit Holifilld.

Pas kesaj fitoreje edhe pse te kontestuesshme, Valuev e con ne 50 numrin e fitoreve ndersa 46 vjecari Holifilld mbetet me 42 fitore, 9 humbje dhe 2 barazime. Duhet vecuar se ne kete takim, boksieri amerikan vinte me plot 46 vite mbi supe.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›