Cifti Rama pamjet filmike te dasmes

Ashtu sikurse ishte bere e ditur ceremonia eshte zhvilluar ne dy ambientet te nje lokali ne periferi te Tiranes. Nga ambienti i jashtem cifti Rama ka hyre ne ate te brendshim ku ishte shtruar nje tapet i kuq mes duartrokitjeve te te ftuarve. Pas fjalimit te hapur nga kineastja Liri Begeja mike e ngushte e Z. Rama ajo u ka vendosur ne gisht unazat ciftit. Me pas mesohet se i ka kerkuar leje bashkeshortes se kryesocialistit qe ta puthe duke shtuar se e konsideron si birin e saj.
Por puthja qe ka terhequr me shume vemendjen ka qene e ajo e vete ciftit. Pamjet e saj nuk jane vene ne dispozicion por fotoja po. Sipas statistikave te faqes zyrtare te Top Channel ku eshte publikuar ajo se bashku me afro 30 te tjera fotoja e puthjes rezulton te jete klikuar 35600 here vetem ne 12 ore. Totali ne kete faqe te te gjitha fotove ka kapur shifren rekord prej 600.000 klikimesh duke u klasifikuar si fotoja me e klikuar e te gjithe historise se website www.top-channel.tv.
Le te kthehemi tek pamjet filmike. Pas perqafimit me femijet cifti mesohet se eshte kujdesur qe te trokase gotat me thuajse te gjithe te pranishmit. Me presidentin Topi dhe bashkeshorten e tij artiste te njohur e te panjohur kolege por edhe politikane me te cilet kohet e fundit Z. Rama nuk eshte ne marredheniet me te shkelqyera.
Rasti i Z. Tavo i cili ishte i pranishem ne feste mesa duket duke lene menjane te pakten per rastin ne fjale afatin e 29 tetorit. Ne foto duken edhe Z. Kastriot Islami dhe Andis Harasani ish-pjesetare te Levizjes per Mendim Ndryshe. Mungon ketu Ben Blushi ftesen per te cilin Z. Rama e kishte bere te ditur ne emsionin lsquoTop Story.
Nikolle Lesi dikur aleat i PS sot zvminister i Qeverise Berisha eshte paraqitur ne fetse me nje tufe trendafilash te kuq dhe ne mes te tyre nje blu. Tashethemet thone se Rama i ka thene se trendafilat e kuq e paskan mbytur blune ndersa Lesi i eshte pergjigjur se mjafton nje blu per te mbajtur socialistet 8 vjet ne opozite. Duke mbetur tek lulet te tilla i ka derguar edhe Z. Berisha me znj e tij te shoqeruara me nje pusulle me urime. Por edhe Z. Meta ka patur te njejten ide.