Meta Shqiperia mundesi per investitoreve drejt tregjeve te rajonit
Shqiperia nuk eshte vetem nje vend per te investuar sipermarresit e huaj por edhe nje pike per tu shtrire ne te gjithe rajonin. Keshtu iu drejtua ministri i Ekonomise zoti Ilir Meta investitoreve britanike ne forumin e dyte te investimeve mes Shqiperise dhe Britanise se Madhe. Ne nje interviste dhene per BBC-ne ministri i Ekonomise ka pohuar se vendi yne eshte i sigurite per sipermarresit e huaj. Ai ka bere te ditur se se shpejti do te ngritjen e nje agjencie te re qe do te kete ne qender te punes investimet e huaja ne Shqiperi.
Fillimisht z. Meta a mund te na thoni perse eshte i rendesishem organizimi i nje Forumi te dyte investimesh ne Shqiperi ketu ne Londer
Eshte shume e rendesishme sepse Shqiperi po behet gjithnje e me shume nje faktor i rendesishem per terheqjen e investitoreve te huaj jo vetem per te investuar ne Shqiperi por edhe permes Shqiperise per te shtrire investimet e tyre ne te gjithe rajonin tone.
Mundesite qe ofron Shqiperia per investitoret e huaj jane gjithnje e me te shumta. Ambienti eshte gjithnje e me i sigurt e miqesor vete Banka Boterore ne raporte te vazhdueshme ka theksuar rendesine e efektit te reformave te ndermarra nga ana e Shqiperise per nje klime sa me miqesore ndaj biznesit dhe investitoreve.
Ne kete drejtim natyrisht qe Britania e Madhe eshte nje partner shume i rendesishem jo vetem politik i Shqiperise por eshte nje partner shume i rendesishem dhe per zhvillimin ekonomik te vendit per modernizimin e tij dhe per integrimin evropian ku natyrisht investitoret e huaj investimet e huaja teknologjia me e avancuar kane nje rol te padiskutueshem dhe keto bejne fokusin e vemendjes sone per ti terhequr per te ardhmen ne Shqiperi.
Prania juaj ne Londer nenkupton qarte rendesine qe qeveria shqiptare i kushton investimeve te huaja. Gjate fjalimit tuaj ju permendet idene se qeveria do te nderhyje ne procese ligjore per te mbrojtur investimet e huaja si nje lloj garancie. A eshte ky nje element i ri ne politiken e qeverise
Eshte nje element i rendesishem per te forcuar sigurine e investitoreve te huaj per sigurine e investimeve te tyre ne vendin tone por edhe per te luftuar me efikasitet dhe ne menyre ligjore pengesat e ndryshme burokratike administrative korruptive me te cilat hasen investitoret e huaj ne vendin tone ne menyre qe koha gjate te ciles nje investitor merr te gjitha lejet licencat apo autorizimet per te filluar implementimin e nje investimi apo projekti konkret te jete sa me e shkurter.
Ne kete drejtim ka jo vetem ndryshime ligjore por natyrisht qe shume shpejt do te vihet ne funksion AIDA agjencia per ngritjen e investimeve e cila pikerisht kete synon Tu vije ne ndihme investitoreve te huaj per realizimin e projekteve te rendesishme ne menyre qe keto investime dhe financime te fillojne ne kohe rekord.
Cfare do tu thoshit ju nje investitori britanik nese do te kishit nje minute kohe per ta bindur ate qe te vinte ne Shqiperi
Mendoj se pervecse ekspozese qe ne beme vete pamjet dhe komentet e percjella ne menyre edhe vizive ishin teper domethenese per te gjithe pjesemarresit ne kete aktivitet pasi Shqiperia sot perfaqeson nje mundesi te shkelqyer per te zhvilluar investime jo vetem te sigurta ne Shqiperi por edhe permes Shqiperise ne vendet e tjera te rajonit tone.
Absolutisht qe Shqiperia eshte teper konkurruese sot persa i takon terheqjes se investitoreve te huaj per te gjitha ato arsye qe kane te bejne jo vetem me potencialin shume te madh per zhvillim te vendit por sigurisht edhe per shkak te sigurise absolute ligjore per shkak te ndikimit rajonal qe kane investimet ne Shqiperi dhe per shkak te rolit gjithnje e me te rendesishem rajonal te vendit tone i cili u rrit vleren investimeve te huaja ne vendin tone dhe njekohesisht ne kete drejtim mendoj se emrat e medhenj qe tashme kane ardhur ne Shqiperi dhe qe jane ne rritje jane treguesi me konkret se kjo nuk eshte nje demagogji por eshte nje proces qe po ndodh ne menyre intensive.
Gjate forumit u shfaq nje dvd me pamje disi te vjetra a mendoni se Shqiperia po ndryshon shume shpejt dhe nuk ka kohe te mjaftueshme te perditesohet
Vete ALBINVEST-i i cili ka qene producent i kesaj dvd-ja tashme eshte duke ia lene vendin AIDA-s nje agjencie shume me te aktualizuar dhe qe do te kete role shume te rendesishme ne nxitjen e investimeve te huaja ne vendin tone. Gjithsesi ne thelb mendoj se mesazhi ka qene shume i qarte bukurite perrallore te Shqiperise jane teper konkurruese pasurite mbitokesore dhe nentokesore te Shqiperise jane te jashtezakonshme.
Shqiperia tashme ka hyre ne nje epoke te re per vete faktin se jemi ne nje faze finale te anetaresimit ne Bashkimin Evropian eshte nje tregues edhe investimet e huaja tashme i takojne nje cilesie shume te larte ne vendin tone nje teknologjie shume te avancuar dhe te gjitha keto japin ndikimet jo vetem ne favor te investitoreve te huaj por ne radhe te pare ne favor te qytetareve shqiptare.
Taksimi mbi pasurine mblidhet vetem rreth 50 e shumes
CO-Plan nxjerr raportin per taksimin e pasurive te patundshme
Kerkohet ndryshimi i ligjit. Alarmi i ministrit te Financave
Detyrimet fiskale per pronat e patundshme mblidhen jo me shume se 50 e shumes qe duhet te arketohet ne buxhet. Kjo statistike eshte dhene nga organizata CO-Plan. Taksa per pasurine e paluajtshme ne cdo vend te botes ze nje peshe te rendesishme ne te ardhurat per buxhetin e shtetit por ne Shqiperi ajo mbetet nje ze i paperfillshem. Pak dite me pare organizata CO-Plan ka nxjerre nje raport per Taksen e Pasurise se Paluajtshme ku theksohen dobesite administrative per menaxhimin e kesaj takse dhe te dhenat problematike. Te njejtin alarm beri para dhjete ditesh ministri i Financave zoti Ridvan Bode i cili pohoi se ne totalin e te ardhurave ne buxhetin e shtetit taksimi i pasurise ze vetem 0.64 duke shenuar nje nder nivelet me te uleta ne te gjithe rajonin.
Te dhenat e raportit
Taksa mbi pasurine e paluajtshme dhe vecanerisht taksa mbi ndertesen e cila administrohet prej njesive te qeverisjes vendore eshte aktualisht nje burim i pashfrytezuar te ardhurash - thote CO - Plan i cili prezantoi raportin Taksa e Pasurise se Paluajtshme - Instrument Inovativ per rritjen e te ardhurave vendore ne nje tryeze bisedimesh me perfaqesues te njesive te qeverisjes vendore Ministrise se Financave Ministrise se Brendshme Zyres se Regjistrimit te Pasurive dhe aktoreve te tjere te interesuar. Sipas tij eficienca ne mbledhjen e takses mbi pasurine e paluajtshme eshte e ulet kjo takse kontribuoi vetem 5 ne te ardhurat e veta te pushtetit vendor ne 2007 ekuivalente me 3 dollare amerikane per person ose rreth 0.1 e PBB-se. Kjo performance e ulet vjen nga fakti se ekzistojne ende shume dobesi administrative per menaxhimin e kesaj takse ne nivel menaxhimi vendor gje e zakonshme ne ekonomite ne tranzicion - thone ekspertet e CO Plan. Eficienca ne grumbullimin e takses eshte e ulet. Kjo eshte evidente ne te ardhurat e mbledhura jo me teper se 50 e asaj qe pritet. Ekspertet e kesaj organizate kane parashtruar edhe disa rekomandime ne kete fushe.
Te dhenat e qeverise
Me 14 tetor ministri i Financave beri te ditur ne prezantimin e Buxhetit Faktik te vitit 2009 shqetesimin ne lidhje me nivelin e arketimit te takses mbi pasurine. Ai tha se kjo lloj takse ze vetem 0.64 te totalit te te ardhurave ne buxhetin e shtetit. Ai e konsideroi kete nje kontribut minimal. Shefi i Financave pohoi se nuk ka progres te dukshem ne mbledhjen e te ardhurave nga taksimi i pasurise duke fajesuar morine e problemeve te perhershme lidhur me regjistrimin dhe deklarimin e drejte te pasurise se paluajtshme nga individet. Ne total gjate vitit 2009 strukturat e pushtetit vendor mblodhen vetem 1.4 miliarde leke nga te ardhurat per taksimin e pasurise. Duke iu referuar te dhenave per vitin 2009 te ardhurat tatimore te pushtetit lokal arriten ne 12.1 miliarde leke dhe taksimi mbi pasurine ndertesat perben 12.4 te totalit.
Albert Gjoka
25 Tetor 2010