E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Fitore ne Trebinje

Tre dite pas takimit me Kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama ne tryezen per reformen zgjedhore kryeministri Berisha ende nuk ka nje qendrim publik per dokumentin qe i dorezoi kundershtari i tij politik Edi Rama. UPDATE

Ne mbledhjen e perjavshme me deputetet demokrate kryeministri Berisha nuk e permendi fare kete ceshtje per te cilen zoti Rama beri te qarte se pa hetimin e zgjedhjeve te kaluara Partia Socialiste nuk merr pjese ne reformen e re zgjedhore. Kryeministri Berisha preferoi te perqendrohej ne rezultatin e zgjedhjeve ne komunen e Trebinjes ku ka dale fitues kandidati i koalicionit qeveritar. Kete rezultat zoti Berisha e cilesoi nje votebesim per qeverine e tij ndersa per zotin Rama kryeministri kishte nje mesazh jo pa ironi.

Me kete test nisi edhe ndryshimi i madh elektoral. Ftoj Ramen te pranoje rezultatin dhe e garantoj se kudo do te kete nje proces te lire dhe te ndershem tha Berisha.

Nje nga ceshtjet qe kryeministri Berisha vleresoi te rendesishme ne mbledhjen e grupit ishte edhe shembja e ish-piramides per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar.

Nuk mundet qe ne mes te Tiranes te nxije piramida e ndertuar per te perjetesuar kujtimin e diktatorit me te eger te pasluftes. Piramida do ti leshoje vendin parlamentit tempullit te demokracise. Parlamenti i ri duhet te ndertohet sa me pare u shpreh Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›