Cifti me i moshuar ne bote feston 80-vjetorin e marteses
Nje cift i mocem britanik festoi dje 80-vjetorin e marteses, permes nje puthjeje te thjeshte. Sikurse per cdo cift qe ka kaluar nje jete se bashku, edhe Frank e Anita Milford kane pasur kohet e tyre te veshtira, por ata nuk kane lejuar grindjet qe te mposhtin dashurine e tyre. Frank, 100-vjecar dhe Anita 99-vjecare, rrefejne nje sekret te dashurise se tyre. "Keshilla jone per ciftet e rinj do te ishte te gjenin pak kohe per te bere pak romantizem cdo dite Duhet te perpiqeni te jeni te lumtur me njeri-tjetrin", thone ata. Te moshuarit bejne gjithcka se bashku, edhe pas 80 vjetesh martese. Dyshja u takua ne 1926 ne nje mbremje ne qytetin e tyre ne Britanine e Madhe, Plymouth. Ata u martuar dy vjet me vone, me 26 maj te vitit 1928, dhe pas ceremonise ne zyren e gjendjes civile, shkuan ne kinema per te pare nje film te Charlie Chaplin. Mesohet se deri ne vitin 2005, ata kane jetuar ne te njejten shtepi ne qytetin St Budeaux. Deri ne moshen 60-vjecare, Frank Milford ka punuar ne kantierin detar Devonport. Cifti ka dy femije, Marie, 78 vjece dhe Frank, 73 vjec, si dhe pese niper dhe shtate sterniper. "Ne jemi krenare per ate qe kemi arritur. Ne fillimet tona ishte shume e veshtire. Mbaj mend ne kohen e Luftes se Dyte Boterore qe nje bombe ra edhe mbi shtepine tone", tregon Frank. Ne duart e tyre gjendet edhe nje leter urimi nga mbreteresha e Anglise, qe i komplimentin per 80-vjetorin e marteses. Ata e barazojne keshtu rekordin e tyre me ciftin Percy dhe Florens Arrowsmith, ku burri vdiq dy jave pasi festoi 80-vjetorin e marteses me te gjate te shenuar ne Angli. Sipas librit te rekordeve Guinness, martesa me e gjate ne bote eshte ajo e Thomas dhe Elizabeth Morgan, te martuar per 81 vjet e 260 dite. Elizabeth Morgan vdiq ne vitin 1891