Roma, frike nga huliganet
Tifozet e Mancester Junajtid dhe te Barcelones, kane mbushur rruget e kryeqytetit italian, qe prej dites se djeshme, ne pritje te ndeshjes finale. Pritet qe te mberrinin rreth 67,000 tifoze per te ndjekur finale, ku jane perfshire 30,000 nga Anglia dhe 20 mije nga Spanja. Pjesa me e madhe e tifozeve do te mberrije gjate dites se sotme, dita e finales se madhe qe do te luhet ne stadiumin "Olimpik" te Romes. Mijera forca te sigurise do te perfshihen per te ruajtur qetesine, perreth stadiumit dhe ne vende te tjere ne qender te Romes, ku do te perqendrohen tifozet, sidomos ata angleze. Rreth 500 trupa vullnetare dhe 1000 forca te Departamentit te Mbrojtjes Civile, do te bashkohen me policet e shumte qe do te perfshihen ne ruajtjen e qetesise. Rreth 30 oficere policie nga Spanja dhe Anglia do te jene pjese e stafit te gjere, qe do te merret me sigurine, per shkak se ne stadium do te jene edhe mjaft drejtues te shteteve evropiane.