E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson, nje hap larg rekordeve

Ser Aleks Ferguson, nese fiton me Mancester Junajtid finalen e Liges se Kampioneve ne Rome, do te jete trajneri me arritjet me te medha ne tere historine e klubit dhe te futbollit anglez. Ferguson eshte mes 14 trajnereve, qe e kane fituar dy here Ligen e Kampioneve, por fitorja ndaj gjiganteve katalanas do ta klasifikoje ate me trajnerin e Liverpulit, Bob Peislit, qe e ka fituar tre here "Champions". Ai do te jete gjithashtu trajneri i pare qe do te mbroje trofeun ne menyre te suksesshme, fale formatit modern te futbollit dhe do te kete me vete argumentet e duhura, per 43 trofete e fituar ne total, edhe kur drejtoi Aberdinin, para Mancester Junajtid. Keto te dhena do ta shnderrojne ate ne nje trajner te madh, nder me te madhin e te gjitha koherave. Ferguson mberriti me ekipin e tij ne Rome, ne pritje te suksesit te madh. Ekipin e shoqeruan mijera tifoze nga Mancesteri dhe me te mberritur i kane rrethuar forcat e shumta te policise, ata jane rrethuar per te ndalur incidentet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›