E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cigarja, sakrificë e madhe

12/02/10 22:05

Pas diskutimeve për mbarëvajtjën e provës javore banorët nisin një tjetër diskutim. Siç dihet tashmë atyre u kanë mbaruar cigaret. Humbja e provës së javës së kaluar shkurtoi buxhetin e banorëve të cilët për të mos reduktuar produktet e tjera ushqimore, reduktuan sasinë e duhanit që do të blinin. Pas kësaj ata vendosën që do të përgjysmonin konsumimin e duhanit dhe kështu bënë.
Tashmë atyre u kanë mbaruar të gjitha cigaret dhe po kërkojnë që të pinë. Duke qënë se nuk ka më, kjo gjë shdërrohet në një nga bisedat kryesore. Jetmiri i thotë Gracielës:-po më gjete një cigare o Graciela unë do të puth këmbët gjithë natën, ndërsa vajza, gjithmonë partizane që djemtë ta linin cigaren, qesh e tallet me të.
Kështu banorët ulur në kolltokë, diskutojnë pës sasinë dhe konsumimin e cigareve gjatë kësaj jave. Në diskutim e sipër Domenika thotë se kjo është një sakrificë shumë e madhe për ata që pinë cigare përkundrejt atyre që nuk e pinë. Mendimi i saj gjen përkrahje të mënjëhërshme tek duhanpirësit e shtëpisë.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›