E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Autonomia në spitale, kusht për reformat

Autonomia spitalore është një kusht i rëndësishëm për reformën në sistemin shëndetësor. Kështu është shprehur ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, gjatë analizës vjetore të Institutit të sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Vasili është shprehur se realizimi i autonomisë spitalore, do të sjellë shërbime cilësore dhe në kohë, për ata që paguajnë detyrimet, gjithashtu edhe stafi mjekësor do të ketë më shumë përgjegjësi në punën që kryejnë.
Ndërkohë Drejtoresha e ISKSH, Elvana Hana bëri një analizë në lidhje me frekuentimet e qendrave shëndetesore, shpenzimet për shërbimet shëndetësore dhe rezultatet e vitit 2009.
Ndërkohë ministri i shëndetësisë Petrit Vasili ishte prezent edhe në analizën e Qendrës Kombëtare të Kontrrollit të Barnave, ku theksoi se prioritet është lufta kundër kontrabandës së barnave. Gjatë kësaj analize kreu Besnik Jakaj analizoi të gjitha veprimtaritë dhe arritjet gjatë vitit 2009.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›