Loja me monumentet historike, rikthehet shatërvani i '23

Shatervani i 1923-shit krejt papritmas eshte gdhire sot ne mengjes ne brendesi te lulishtes se parlamentit por ekzaktesisht vendosur ne balle te akademise se shkencave. Nje personazh kartonash qe e vdesin dhe ringjallet nuk mund te shkaktonte kaq shume habi ....por kjo tregon per menyren se si veprohet me monumentet ne Shqiperi dhe jo larg por fare pak metra nga qendra e kryeqytetit.
Duket se drejtori i Institutit te monumenteve ka reflektuar mbi vleren e ketij objekti ndoshta duke kujtuar se atje ka kaluar nje pjese te femijerise se tij. Por nderkaq intelektuale, arkitekte dhe gazetare jane mbledhur per te protestuar pikerisht per shembjen e ketij shatervani duke e kthyer ate ne nje “casus belli” per shume vlera te tjera te trashegimise kulturore qe po zhduken dite pas dite.
"Gjithe ky kompleksi eshte i vetmi qe ka ngelur nga periudha e pavaresise. Edhe sikur ajo te jete e vitit '70, duhet te ishte ruajtur si e vitit '70", tha Maks Velo, arkitekt/ piktor. "Mund te kishte ndaluar institucioni dhe te kishte bere nje devijim te ketyre gjerave per te mos e prekur kete shatervan. Keto jane aspekte te historise sone, e cila per fat te keq nuk na ka lene pallate mbreterore, nuk na ka lene rezidenca perandorake, po gjurme te shkeputura dhe te vogla", u shpreh Artan Shkreli, arkitekt.
Nderkaq paralajmerimi per hapje ceshtjesh gjyqesore kur rrezikohen objekte te trashegimise duket se do te nise pikerisht me shatervanin e famshem. Se paku, keshtu premton juristi Ylli Manjani, i cili nje pjese te fajit ia ngarkon bashkise se Tiranes. "Jemi te vendosur qe ata te mbajne pergjegjesi sipas ligjeve te ketij shteti. Bashkia e Tiranes eshte fajtore per kete ceshtje", tha juristi Ylli Manjani.
Shatërvani u ndërtuar në vitin 1923, në kuadër të ndërtimit të Lulishtes Popullore. Në dokumentet e kohës përcaktohet se Lulishtja ishte 2700 m2 dhe kushtoi 8000 franga. Impianti i shatërvanit dhe baseni i tij, janë rikonstruktuar dhe restauruar disa herë gjatë historisë, veçanërisht në vitet ‘40 gjatë pushtimit italian, në vitet '50 në stilin neoklasik sovjetik dhe në vitet ‘70 kur baseni origjinal u vesh me mozaik xhami.
Absurditeti më i madh i gjithë kësaj historie është fakti që i gjithë ky shkatërrim po bëhet me 1.2 milion euro fonde të dhëna nga Komuniteti Europian me destinacon “Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore” (!!!). Së fundi rezulton se për zbatimin e këtij projekti mungon edhe leja mjedisore dhe studimi i ndikimit në mjedis.
Mira Tuci